Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e dytë të Sali Berishës, që ka ankimuar në këtë trupë vendimin e gjykatës së posaçme që e ka lanë në arrest shtëpie. Ish Kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike iu drejtua Kushtetueses për shfuqizimin e masës së sigurisë të caktuar ndaj tij me arsyetimin se kjo masë sigurie është dhënë pa marrë më parë autorizim nga Kuvendi, duke cenuar Kushtetutën. Gjykata njofton se mbledhja e gjyqtarëve e mbajtur të martën pranoi për shqyrtim si kërkesën në thelb, ashtu edhe kërkesën e dytë për ta trajtuar me procedurë të përshpejtuar, duke caktuar datën 27 dhjetor në orën 10 për mbajtjen e seancës.