Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndalu tek sistemi arsimor në Shqipëri, i cili përgjatë 10 viteve të fundit, sipas tij, ka prekur fundin. ‘Buxheti i arsimit është 100 % më i ulët se në Kosovë, Serbi. Rrokullisja e arsimit në Shqipëri ishte më e madhja në botë’, tha ai.