Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë nga selia blu komentoi vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës. Berisha tha se Veliajt po i kërkohet që të mos ankimojë në Kushtetuese vendimin për shkarkimin dhe në këmbim të hetohet në të lirë.