Ish-Kryeministri Sali Berisha doli sërish në konferencë për shtyp për të bërë, atë që e quan ‘Gjyq publik të Edi Ramës’. Ai akuzoi Kryeministrin për ndryshimet e destinacionit të pronave të ish-kompleksit Partizani, ndërsa paralajmëroi sërish protesta dhe foli edhe për marrëveshjen për emigrantët të nënshkruar mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonit.