Ish-kryeminisri Sali Berisha, ka komentuar operacionin e fundit të policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, nga I cili janë prerë 48 urdhërarreste. Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, operacioni është dekonspiruar dhe disa prej të kërkuarve janë vënë në dijene e për këtë ata janë larguar. Ish-kryeministri akuzon për këtë kreun e SPAK Altin Dumani, pasi sipas tij është paguar nga Arben Ndoka për ta informuar.