Policia e Tiranës ka arrestuar një 43-vjeçar për vjedhje. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së portofolave dhe celularëve të tyre, në disa stacione autobusi, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Stacioni”. Si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. P., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.