Dy persona, nënë e bir kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, të akuzuar për grabitjen e një sasie prej 80 milionë lekësh dhe bizhuterive të shtrenjta. Në total, vlera e grabitjes arrin në 120 mijë euro. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Inside” u arrestua Rozeta dhe Havier Dobi.