Presidenti Bajram Begaj u është drejtuar me një mesazh deputetëve për nisjen e sesionit të ri parlamentar. Ai fton palët që të angazhohen maksimalisht përmes dialogut dhe gjithëpërfshirjes në miratimin e reformave që kërkohen për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.