Në 147 vjetorin e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj e cilësoi 10 qershorin e vitit 1878, themelin politik dhe shpirtëror të bashkimit kombëtar. Gjatë vizitës së tij zyrtare në Prizren, së bashku me përfaqësues të komunës dhe qytetarë të Prizrenit, ai përshkoi në këmbë rrugën nga Shtëpia e Bardhë deri në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.