Top News – Befasia e Trump për Vuçiç/ Ambasada e Beogradit në Jeruzalem
06/09/2020 12:18

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e përshkroi një ditë më parë si sukses për vendin e vet marrëveshjen e firmosur në Washington, duke renditur aty të mirat që do të kishte sipas tij Serbia. Por pamjet filmike të shkëputura nga momenti kur presidenti Donald Trump njoftoi zhvendosjen e ambasadës serbe në Jeruzalem, tregojnë qartë befasinë e kreut të shtetit serb, sjellja e të cilit është ajo e një njeriu të gjendur papritur para faktit të kryer. Sapo Trump bën deklaratën e fortë duke theksuar se kjo është pikë e paktit, Vuçiç rrotullon sytë, pastaj nis të shfletojë marrëveshjen që ka përpara sikur kërkon të verifikojë diçka dhe në fund, vë kalon dorë mbi flokë, qartazi i sikletosur. Ministria e Jashtme e Izraelit njoftoi së fundi zyrtarisht vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën dhe hapjen e ambasadës së saj në Jerusalem. Në deklaratën e saj për shtyp, njoftohet gjithashtu zhvendosja e ambasadës serbe në atë që e përshkruan si “ kryeqyteti i përjetshëm i shtetit të Izraelit, do të përbëjë një urë paqeje për të gjithë botën”. Sakaq, disa raporte në media pretendojnë se kreu i zyrës për Kosovën dhe Metohinë në qeverinë serbe, Marko Gjuric, është ofenduar nga një postim I zëdhënëses së ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila sipas Ria Novosti hoqi paralele me qëndrimit në karrige të dy liderëve, por sidomos atij serb përpara Trump, me skenën e famshme të Sharon Stone nga filmi Basic Instinct.

Top Channel/ 200 të vrarë nga Izraeli, Irani vendos Libani, si kusht për paqen
08/04 23:08
Top News- Re gjigande tymi e zjarr, avionët luftarakë izraelitë rrafshojnë ndërtesat në Libani
08/04 23:00
Top News-Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin: Zbardhen bisedat sekrete në “Situation Room”
08/04 22:49
Top News- “E kemi gishtin tek këmbëza”, Netanyahu mesazh të prerë për Iranin
08/04 22:48
Top News- Armëpushimi SHBA-Iran nuk e ndal luftën në rajon, Izraeli do shfarosë Hezbollah
08/04 22:45
Top Channel/ SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan të shtunën
08/04 22:42
Top Channel/ Zbulohet plani, Irani do taksë në “Bitcoin” për çdo fuçi naftë
08/04 22:41
Top Channel/ Opozita izraelite kritikon Netanyahun pas armëpushimit me Iranin: Dështim katastrofik
08/04 22:31
Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05