Bashkimi Europian pret që qeveria të zbatojë strategjinë antikorrupsion në Kadastër, Administratë Tatimore, Doganë dhe tek Prokurimet Publike. Në fjalën e mbajtur në forumin rajonal mbi mirëqeverisjen dhe luftën kundër korrupsionit, ambasadori i unionit europian në Tiranë, Silvio Gonzato shfaqi mbështetjen për komisionin ‘Xhafaj’, teksa kërkoi rezultate konkrete.