Tryeza e përbashkët e ‘Ballkanit të hapur’ u kthye në pak kohë në debat të nxehtë ballkanik. Tërheqja e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinës nga nënshkrimi i marrëveshjes së përbashkët e ktheu Open Ballkan në mollën e sherrit të Ballkanit. Ditën e vulosjes së marrëveshjes trilaterale, kryeministri maqedonas Zoran Zaev, theksoi katër parimet bazë të Bashkimit Europian mbi të cilat bazohet krijimi i tregut të përbashkët të Ballkanit të hapur.