Shtohen telashet për agjencinë e Organizatës së Kombeve të Bashkaura për Refugjatët Palestinezë, pas publikimit të skandalit të pjesëmarrjes në sulmet e 7 tetorit mbi Izrael, të disa prej punonjësve të saj. Kështu pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Australisë, edhe vendet e Bashkimit Europian kanë vendosur të pezullojnë fondet e dedikuara për agjencinë, në pritje që të zbardhet e gjithë ngjarja.