Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka kundërshtuar me tone të forta deklaratat e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mbi garancitë e sigurisë që Ukraina kërkon kundër sulmeve ruse si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje. Sipas gazetës britanike Financial Times, von der Leyen ka pohuar se po hartohen “plane të sakta” për dislokimin e një trupe shumëkombëshe në Ukrainë, madje duke theksuar se ato janë tashmë në fazë të avancuar.