Top News/ BE ‘mbyll’ kufijtë, vështirëson azilin / Ashpërsohen ligjet, miratohet politika e re
11/04/2024 11:35

Pas tetë vjetë negociatash të vështira me 27 shtetet anëtare, Parlamenti Evropian miratoi një reformë thelbësore të procedurave të azilit në BE. I ashtuquajturi Pakt për Migrimin, i cili përbëhet nga tetë ligje, synon kryesisht të zvogëlojë numrin e azilkërkuesve që vijnë në BE, të përshpejtojë procedurat e azilit dhe t'i zhvendosë ata jashtë kufijve të BE-së. Sipas Eurostat-it vitin e kaluar numri i kërkesave për azil ishte 1.14 milionë. Ky numër është prej katër vjetësh në rritje të vazhdueshme. Përveç tyre që nga viti 2022 në BE janë strehuar rreth katër milionë refugjatë lufte nga Ukraina.Tani, azilkërkuesit dhe refugjatët do të identifikohen qartë brenda shtatë ditëve pasi kanë hyrë në BE me rrugë tokësore, detare ose ajrore dhe do të regjistrohen në sistemin e e zgjeruar biometrik "Eurodac". Emigrantët nga vendet prej të cilave niveli i njohjejes së kërkesave për azil është më i vogël se 20 përqind do të mbahen në kufi deri në dymbëdhjetë javë. Në këto kampe, të cilat do të ngrihen në Greqi, Itali, Maltë, Spanjë, Kroaci dhe Qipro, do të vendoset se kush do të kthehet në vendin e tij pa shqyrtim të mëtejshëm të kërkesës. Kjo prek vetëm një pakicë të atyre që vijnë. Kapaciteti i këtyre kampeve do të jetë për 30.000 vetë në të gjithë BE-në. Emigrantët nga vendet me nivel më të lartë njohjeje të kërkesave për azil do t'i nënshtrohen procedurës normale të azilit. Këto procedura, të cilat sot mund të zgjasin edhe me vite, do të shkurtohen. Azilkërkuesit e refuzuar do të dëbohen direkt nga kufijtë e jashtëm të BE-së.

Top Channel/ Izraeli sulmon bankat në Liban, 4 të vrarë dhe 3 të plagosur
09/03 20:09
Top Channel/ “Rajoni, tani në BE”! E zbulon Von der leyen: Duhet të bëhet pjesë e jona
09/03 19:59
Top Channel/ Presioni i G7, bie çmimi i naftës! Zbret nën 100 dollarë për fuçi
09/03 19:56
Top Channel/ Macron në Qipro: Hapim Hormuzin! Do shoqërojmë cisternat e naftës
09/03 19:53
Top Channel/ Rrëzohet një raketë izraelite në Liban, katër të vdekur dhe tre të plagosur rëndë
09/03 18:14
Top Channel/ Izraeli bombardon Libanin! Po shënjestron të gjitha pozicionet e Hezbollahut
09/03 15:38
Top News – Panik në Gjermani: Po na sulmon Irani!…por ishte një meteor, dëmtoi një shtëpi
09/03 15:19
Top News – ‘Përgjigje e Ftohtë’ në Arktik / NATO nis lojërat e luftës, përgatit civilët për konflikt
09/03 14:35
Top Channel/ NATO rrëzon tjetër raketë në Turqi, SHBA lajmëron amerikanet: Largohuni tani!
09/03 14:33
Top News – Putin uron Khamenein e ri për detyrën / ‘Do vazhdojë punën e të atit’, ofron mbështetje
09/03 14:25
Top News – Irani sulmon bazën ajrore turke të Inçirlikut ku SHBA mban armët bërthamore, ndërhyn NATO
09/03 14:25
Top Channel/ Bie meteori në Gjermani, njerëzit dalin të tmerruar nga shtëpitë!
09/03 14:21
Top News – Lideri i ri suprem i Iranit është plagosur / Djali i Ajatollahut Khamenei do të hakmerret
09/03 14:06
Top News – Irani ‘bën shoshë’ vendet e Gjirit / Sulm i madh gjatë natës, viktima në Bahrein
09/03 14:02
Top Channel/ Izraeli bombardon Libanin, po shënjestron të gjitha pozicionet e Hezbollahut
09/03 12:50
Top News – Dronë, raketa dhe stres… / ‘Nuk jemi pilotë ushtarakë’, qiej të rrezikshëm
09/03 12:43
Top News – Kartelet po aq të fuqishme sa shtetet / Të armatosura deri në dhëmbë, autostrada kokaine
09/03 12:41
Top News – Evropa armatoset deri në dhëmbë…Bëhet importuesja më e madhe e armëve në botë
09/03 12:00
Top News -‘Bindje deri në pikën e fundit të gjakut’ / Iran, djali i Ajatollahut të vrarë, lider i ri
09/03 11:59
Top News – Nafta në qiell, mbi 100 USD për fuçi / Lufta trondit botën, çmimi më i lartë nga 2022
09/03 11:58
DIGITALB DIGITALB