Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha në një konferencë të ambasadorëve të BE-së në Bruksel se duhet ndërmarrë çfarëdolloj përpjekje e mundshme për të gjetur një zgjidhje të qendrueshme mbi bazën e dy shteteve, të cilët të ekzistojnë në paqë e siguri krah njeri-tjetrit, si zgjidhja e vetme e konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve. Për këtë nevojiten pesë parime themelore, tha ajo.