Bashkimi Evropian nuk mund të pranojë që Izraeli të ndalojë furnizimin me ujë për popullsinë e Gazës, gjë që qartësisht shkel ligjin ndërkombëtar. Kështu u shpreh shefi i politikës së jashtme të unionit, Josep Borrell, në Parlamentin Europian në Strasburg. Ai bëri një paralelizëm kur tha se këtë qëndrim Bashkimi Europian e ka mbajtur edhe në rastin e Ukrainës, ku forcat ruse rrethuan komunitetet dhe ndërprenë ujin, prandaj i njëjti qëndrim duhet të jetë edhe kur bëhet fjalë për Gazën.