Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Çështjet e Jashtme dhe Sigurinë, Peter Stano, tha se Bashkimi Evropian është njoftuar nga administrata e Shteteve të Bashkuara rreth axhendës së takimit Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë. Por Stano nuk ka dashur të prononcohet rreth temave të takimit dhe pyetjes së madhe, nëse atje është kërkuar apo jo njohja e ndërsjellë. Brukseli sipas tij i sheh këto takime vetëm si “plotësim” të përpjekjeve për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit, korniza kryesore e së cilave, sipas BE-së, është dialogu i Brukselit.