Liderët e Bashkimit Euroian kanë vendosur të hapin negociatat e anëtarësimit në union të Ukrainës dhe Gjeorgjisë, gjatë samitit të zgjerimit që ka nisur të mbahet prej të martës në Bruksel. Lajmin e dha vetë pesidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili konfirmoi gjithashtu dhënien e statusit të vendit kandidat për Gjeorgjinë dhe hapjen e negociatave me Bosnje-Hercegovinën pasi të arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshmërisë me kriteret e anëtarësimit.