Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë vendosur për shkak “të paaftësisë të autoriteteve kosovare që të sillen në mënyrë evropiane”, pa dhënë një afat se kur mund të hiqen ato. Por, ai edhe nënvizoi se nëse vendet anëtare të BE-së vlerësojnë se serbia nuk po bën sa duhet për shtensionimin në veri të Kosovës, atëherë edhe mbi të do të vendosen masa ndëshkuese.