Top News/ BE bojkoton Viktor Orban / Komisionerët Evropianë nuk marrin pjesë në takime
16/07/2024 12:41

Komisionarët evropianë do t’i bojkotojnë takimet jozyrtare të mbajtura nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe do të përfaqësohen nga burokratë të nivelit më të ulët, derisa Hungaria të kryesojë me BE-në. Vendimi u mor pasi Orban takoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping. “Në vazhdën e zhvillimeve të fundit, që shënojnë fillimin e Presidencës hungareze, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka vendosur që Komisioni të përfaqësohet në nivelin e nëpunësve të lartë civilë gjatë takimeve joformale të Këshillit Evropian”, shkroi në platformën X Eric Mamer, zëdhënës kryesor i von der Leyenit. “Vizita e Kolegjit në Presidencën hungareze nuk do të realizohet”, shtoi ai. Kolegji është udhëheqja e Komisionit Evropian dhe përbëhet nga 27 komisionarë. Hungaria protestoi kundër këtij vendimi. Ministri i Çështjeve Evropiane, Janos Boka, tha se Komisioni i zgjedh institucionet dhe shtetet anëtare me të cilat dëshiron të punojë. Vendimi i Komisionit vjen pas një raporti të pakonfirmuar në Politico se shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, planifikon t’i mbledhë ministrat e Jashtëm të bllokut për takimin “zyrtar” të Këshillit, në të njëjtën kohë kur Hungaria ka planifikuar një mbledhje të ngjashme në gusht. Orban, vendi i të cilit mori presidencën e BE-së më 1 korrik, udhëtoi për në Moskë më 5 korrik dhe më pas në Kinë, me sa duket për të diskutuar fundin e luftës në Ukrainë me Putinin dhe me Xi Jinping. Por, ai nuk e informoi BE-në paraprakisht dhe BE-ja u distancua prej udhëtimeve të tij.

Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00