Top News – BE bisedon me rebelët sirianë / Dërgon diplomatin për të takuar udhëheqësit e rinj
16/12/2024 12:04

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha të hënën se i dërguari i bllokut për Sirinë do të shkonte në Damask për të biseduar me udhëheqësit e rinj të Sirisë, ndërsa fuqitë perëndimore po intensifikojnë angazhimet pas rrëzimit të Bashar al-Asadit. Kjo lëvizje nga Brukseli vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe thanë se kishin kontaktuar autoritetet e reja në Damask, të udhëhequra nga grupi rebel, Hayat Tahrir al-Sham (HTS). Fuqi rajonale dhe ndërkombëtare kanë nisur kontaktet me liderët e rinj në Siri pas rrëzimit të Asadit përmes një ofensivë, duke i dhënë fund pesë dekadave të sundimit të familjes së tij. “Diplomati ynë kryesor për Sirinë do të shkojë sot në Damask. Do të kryejmë kontaktet atje”, u tha Kallas gazetarëve para një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së. Vendet e BE-së janë treguar të kujdesshëm në deklaratat ndaj udhëheqjes së re në Damask, duke pasur parasysh që HTS-ja i ka rrënjët te Al-Kaeda dhe është e listuar si një grup terrorist nga një numër qeverish. BE-ja ndërpreu lidhjet me regjimin e Asadit në Damask gjatë luftës civile të vendit, por ka vazhduar të dërgojë ndihma humanitare për të ndihmuar popullatat lokale. Kallas tha se ministrat e Jashtëm të BE-së në Bruksel do të diskutojnë “se si të angazhohemi me udhëheqjen e re të Sirisë dhe në çfarë niveli të angazhohemi”. “Nuk mund të lëmë një vakum”, tha Kallas, e cila mori detyrën si diplomate kryesore e BE-së këtë muaj.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46