Agresioni rus ndaj Ukrainës ka nxitur Bashkimin Europian që për të dytin vit radhazi të rrisë shpenzimet për ushtrinë në shifra rekord. Të dhënat e Agjencisë Europiane të Mbrojtjes tregojnë se vitin e kaluar u shpenzuan 240 miliardë euro, ose 6 për qind më shumë se një vit më parë.