Këtë të mërkurë ka nisur zyrtarisht detyrën njësia e forcave special amerikane për Ballkanin, e cila është instaluar në Shqipëri. Ajo do t’I shërbejë jo vetëm vendit tonë, por gjithë Ballkanit. Ceremonia zyrtare u zhvillua në Ministrinë e Mbrojtjes, teksa të pranishëm ishin ministri Niko Peleshi dhe ambasadorja Yuri Kim. Prania e bazës amerikane, tregon se marrëdhëniet mes Shqipërisë e Shba-ve janë shumë të mira. Ndër të tjera ambasadorja Kim vlerëson punën e kryer në vendin tonë.