Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Milasin Ramaj, i arrestuar nga Policia e Fierit pas zbulimit të një baze armësh në banesën e tij në lagjen “Kastriot”. Ramaj u ndalua në qendër të qytetit gjatë një operacioni të befasishëm, ku gjatë kontrollit në automjetin e tij iu gjet një armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje, si dhe një shumë prej 3.500 eurosh.