Meksika tha të enjten se kishte ngritur një padi kundër Ekuadorit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) në Hagë për sulmin ndaj ambasadës së saj në kryeqytetin e Quito. Ministrja e Jashtme Alicia Barcena tha në një konferencë për shtyp se në padinë e saj, Meksika po kërkon që Ekuadori të pezullohet nga Kombet e Bashkuara nëse nuk kërkon falje publike "duke njohur shkeljet e parimeve dhe normave themelore të së drejtës ndërkombëtare".