Deputeti socialist, Erion Braçe debatoi me ish-kreun e shoqatës së lojërave të fatit, Artan Shyti në lidhje me deklaratën e këtij të fundit para komisionit të ekonomisë, ku tha se nëse nuk ligjërohen kompanitë që po e ushtrojnë këtë aktivitet aktualisht në të zezë, ligji i propozuar është i destinuar të dështojë. Braçe e konsideroi këtë deklaratë si shantazh dhe kërkoi nga Shyti që të mos mbrojë krimin para deputetëve.