Qeveria parashikon që të trefishojë të ardhurat në buxhet nga legalizimi i basteve sportive online. Sipas relacionit të rishikuar të projektligjit që po diskutohet në komisionet parlamentare, të ardhurat në formën e tatimit, licencimit, kontributit në fondin e posaçëm të sportit dhe atij te Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit do të arrijnë në skenarin optimal 6.5 miliardë lekë, ose gati 61 milionë euro me kursin aktual të këmbimit valutor.