Britania, SHBA dhe Australia, ranë dakord të bashkëpunojnë për armët hipersonike dhe kapacitetet e luftës elektronike- tha zyra e kryeministrit britanik Boris Johnson pas një telefonate mes liderëve të aleancës së re të mbrojtjes. AUKUS, e krijuar shtatorin e shkuar, shtyu Australinë të anulonte një kontratë për nëndetëse konvencionale franceze në këmbim të programit të nëndetëseve bërthamore të mbështetur nga SHBA dhe Britania e duke dëmtuar marëdhëniet me presidentin francez, Emmanuel Macron.