Top News/ Bashkëshortja e kryeministrit nën hetim / Sanchez po mendon dorëheqjen, pezullon punën
25/04/2024 14:08

Kryeministri socialist i Spanjës ka anuluar detyrat e tij publike për pjesën tjetër të javës dhe tha se po mendon të japë dorëheqjen, duke fajësuar një "operacion ngacmimi dhe presioni" nga kundërshtarët e tij politikë dhe mediatikë pas vendimit të një gjykate për të nisur hetimin mbi bashkëshorten e tij, nën dyshimet për ndikim dhe korrupsion. Pedro Sánchez, i cili ka udhëhequr Spanjën që nga viti 2018, tha se "serioziteti i sulmeve" që ai dhe gruaja e tij, Begoña Gómez, po përjetonin e kishin bërë atë të rivlerësonte pozicionin e tij, duke shtuar se ai do të zbulonte vendimin e tij të hënën. Njoftimi i të mërkurës, i paraqitur në një deklaratë të Sánchez të postuar në X, erdhi disa orë pasi një gjykatë e Madridit hapi një hetim paraprak mbi çështjet e biznesit të Gómez pas një ankese të bërë nga Manos Limpias (Duart e Pastra), një grup presioni, udhëheqësi i të cilit ka lidhje me ekstremin e djathtë. Në letrën e tij, Sánchez tha se ankesa e Manos Limpias bazohej në "raportimet e supozuara" nga faqet e lajmeve, prirjet politike të të cilave ai i përshkroi si "të krahut të djathtë dhe të ekstremit të djathtë", duke shtuar: "Siç është e logjikshme, Begoña do të mbrojë nderin e saj dhe do të bashkëpunojë me sistemin e drejtësisë për sa kohë që të jetë e nevojshme për të zbardhur faktet që janë sa skandaloze në dukje aq edhe inekzistente.” Sánchez akuzoi kundërshtarët e tij politikë për “bashkëpunim me një galaktikë dixhitale të ekstremit të djathtë dhe me Manos Limpias”. Kundërshtarët e tij, tha Sanchez, kishin nisur një "operacion presioni dhe ngacmimi nga toka, ajri dhe deti" në përpjekje për të siguruar "kolapsin e tij personal dhe politik, dhe e kanë bërë këtë duke sulmuar bashkëshorten e tij. "Kam nevojë urgjente për t'i dhënë përgjigje pyetjes nëse... duhet të vazhdoj të drejtoj qeverinë, apo të heq dorë nga ky nder”, shkruan Sanches.

Top Channel/ Rusia nuk pyet për negociata, 400 dronë mbi Ukrainë
18/02 00:29
Top News- Trump mbledh miliarda dollarë në Bordin e Paqes, merr zotimin e vendeve anëtare
17/02 23:00
Top News- SHBA kërkon përçarje në Evropë? BE e frikësuar pas fjalëve të ngrohta të Rubios për Orban
17/02 22:59
Top News- Rusia nxjerr marinën, gati për luftë me Evropën për të mbrojtur “flotën hije”
17/02 22:59
Top News- Franca në alarm të kuq, përmbytje të jashtëzakonshme nga stuhia
17/02 22:58
Top News- Nis boshatisja e kampit Al-Hol, strehonte mijëra xhihadistë. Mes tyre edhe shqiptarë
17/02 22:57
Top News – Anija ngrihet nga fundi i detit…I përket shekullit të 17, e zhytur nën ujë për 400 vite
17/02 17:13
Top News – Aeroplanmbajtëset e Trumpit në fund të detit / Irani mbyll ngushticën e Hormuzit
17/02 17:12
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët ushtarakë / Rusia, raketa pranë kufirit para bisedimeve
17/02 15:03
Top News – Skuadron F-16 mbron qiellin ukrainas / Pilotë amerikanë e holandezë me kontratë
17/02 14:39
Top Channel/ Nesër takimi i parë i Bordit të Paqes, Rama niset drejt Washington DC!
17/02 14:37
Top News – Ukraina rimerr territore nga Rusia / Ndihmohet nga SpaceX, forcon kunërsulmin
17/02 14:36
Top News – Përballë katastrofës demografike / Ukraina paguan që trupat të ngrijnë spermën e tyre
17/02 14:35
Top News – Vdes ‘luani’ i të drejtave civile / Jesse Jackson shuhet në moshën 84 vjeçare
17/02 14:30
Top News – Ethet e arit kaplojnë qytetin / Toka mbushet me gropa, njerëz ‘të armatosur’ me kazma
17/02 14:21
Top Channel/ Hillary Clinton, akuza administratës Trump:” Nxirrni dosjet e plota”!
17/02 12:15
Top News – Trump përfshihet vetë. Bisedimet me Iranin për programin bërthamor
17/02 12:10
Top News – Bisedime bërthamore me rrezik të lartë / Lufta te porta, SHBA dhe Irani ‘ulen’ në Gjenevë
17/02 12:09
Top Channel/Gjermania,“shuplakë”AfD-së? Përurohet xhamia e parë në bastionin e ekstremit të djathtë!
17/02 12:06
Top Channel/ Thaci, “gjyqi paralel” për pengim drejtësie: Ndërhynë te dëshmitarët e Prokurorisë!
17/02 12:06
DIGITALB DIGITALB