Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për bashkepunetoret e Tire Alldervishit, infermieret Mira Bushi, Sheqerie Koçi, Sidorela Çela dhe sanitarja Rukije Hoxha. Punonjëset e ”Shefqet Ndroqit” u arrestuan në vazhdën e skandalit ‘Tire’ për shkak se duke abuzuar me detyrën përfitonin para nga pacientët me COVID-19, ndërkohë që u merrnin lekët familjarëve dhe nuk u kryenin shërbimin pacientëve.