Liderët nga dhjetëra shtete dhe organizata ndërkombëtare takohen në Lugano të Zvicrës, në takimin që ka për qëllim të hartojë një udhërrëfyes për rindërtimin e Ukrainës, teksa Rusia po intensifikon sulmet e saj. Në takimin dyditor në Lugano pritet të marrë pjesë edhe kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili do të marrë pjesë virtualisht në këtë takim, ka paralajmëruar se puna që i pret vetëm në zonat që tashmë i kanë çliruar, është “vërtetë kolosale”.