Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha, prej ditësh vijon publikimin e 8 amentamenteve të ndryshme për projektbuxhetin e vitit 2024. Ishte deputeti Arbi Agalliu ai që hapi serine e publikimeve me dy propozime, atë për pensionet dhe për bujqësinë. Ndërkohë këtë të martë, deputetja Merita Bakiu publikoi propozimin për rritjen e buxhetit të arsimit në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një premtim ky I bërë që në 2013 nga qeveria, por që ende nuk është përmbushur.