Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur turin e takimeve me bazën, duke pasur ndalesën e kësaj të mërkure në Korçë. Por, përpara ambienteve kur do zhvillohej takimi, demokratët e kanë pritur atë me protesta dhe parrulla, duke i kërkuar largimin si kryetar i partisë. Ata janë pozicionuar pro Berishës.