Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë paraditen e kësaj të premte në Velipojë në turin e tij të takimeve me bizneset në një kohë kur në vend ka nisur sezoni turistik. Fillimisht Basha ka shkuar në një market dhe ka pyetur pronarin e biznesit lidhur me punën dhe të ardhurat ekonomike. Kur biznesmeni i ka kërkuar kryetarit të PD-së se ju duhen sa më shumë turistë nga Kosova, Basha ka theksuar se politikat e qeverisë Rama janë pengesë për këtë. Më pas kreu I opozitës ka vijuar takimet me disa pronarë biznesesh të vogla në Velipojë ku ka ritheksuar politikat fiskale që do ndjekë PD kur të vijë në pushtet për taksën e sheshtë si dhe duke akuzuar qeverinë Rama për dëmtim të qëllimshëm të biznesit me shembjet e lokaleve në plazh.