Kryetari i Partisë Demokratikegjatë një vizite në qytetin e Beratit, është ndalur në kalanë e njohur të tij. Basha tha se kjo kala është një vlerë historike e paçmueshme të këtij qyteti. Gjatë bisedës me restauruesin e kalasë së Beratit Erjonin, Basha shprehu mbështetjen për restaurimin e trashëgimisë kulturore me të gjitha format dhe mënyrat nga qeveria e ardhshme. Sipas kreut demokrat vlerat e kulturës dhe të monumenteve historike të Shqipërisë janë shumë, por nuk janë ekspozuar siç duhet dhe që kanë pësuar goditje gjatë regjimit diktatorial.