Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi me përfaqësue të Shoqatës së Fasonëve tha se programi ekonomik i propozuar nuk është një paketë premtimesh, por angazhime që merr qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prilli për të rimëkëmbur dhe normalizuar ekonominë. Basha thse industria fasone është një nga më të goditurat nga pandemia, ku vetëm në këtë sektor janë të paktën 15 mijë persona që kanë humbur vendet e punës për shkak të krizës.