Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme, në orën 19:00 të mbrëmjes Kryesinë e PD-së për të nxjerrë kështu edhe emrat e kandidatëve që do të garojnë për 6 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Degët e PD-së në të 6 Bashkisë ku do të ketë votime kanë vërë propozimet e tyre, të cilat i kanë nisur drejt Tiranës.