Sali Berisha akuzon paraardhësin e tij në krye të PD, për mashtrim publik, e për këtë ai u shpreh se duhet të përballet me ligjin. Deklaratën e bëri gjatë konferencës me gazetarët, e sipas tij Lulzim Basha duhet të kishte regjistruar dorëheqjen në gjykatë, ku rezulton ende në krye të kësaj force politike.