Pamjet e publikuara në mediat sociale tregonin rrugë të përmbytura në Gouves dhe Agios Nikolaos, në ishullin grek të Kretës. Mediat raportuan se trupi i një bariu 79-vjeçar është gjetur në një përrua. Një çift, që ishte marrë nga rrjedha e ujit në Heraklion, u shpëtua ndërkohë nga zjarrfikësit.