Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar spotin e thirrjes për protestës në 7 tetor, ku kërkesat janë katër. Spoti nis me kërkesën për mosbindje civile, vazhdon me kërkesën për qeveri teknike, më pas atë për lirimin e Sali Berishës dhe në fund rotacion. Mesazhi mbyllet me ftesën për të marshuar në Tiranë të hënën më 7 tetor në orën 18:00 me thirrjen e Sali Berishës, “O sot, o kurrë!”.