Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja pranoi se dosja e skemës së dyshuar të mashtrimit pëmes kredive të Micro Credit Albania, po hetohet nga prokuroria e posaçme, teksa guvernatori Gent Sejko pak ditë më pare u shpreh se nuk kishte dijeni për hetime të prokurorëve të SPAK për ‘shpërdorim detyre’ nga zyrtarët e Bankës së Shqipërisë lidhur me këtë dosje.