Top News/ Bandat shqiptare në krizë për punëtorë/ Oferta për t’u bërë bashkëaksionerë në drogë
07/09/2024 22:09

Arrestimi dhe dëbimi I shumë shqiptarëve që shkuan në Angli në mënyrë të parregullt për të punuar më pas në shtëpitë e barit, ka shkaktuar probleme për bandat shqiptare të drogës. Në këtë përfundim duket se ka mbërritur media ‘The Telegraph’, sipas të cilës thuhet se bandat shqiptare po rekrutojnë fermerë për shtëpitë e tyre të barit. Por në kushtet e krizës për fermerë, tashmë ofertat duket se kanë ndryshuar formë. Sipas mediet britanike bosët e bandave po përdorin mediat sociale për të reklamuar punën për kultivimin e kanabisit dhe po ofrojnë oferta speciale, ku në vend që të paguhen shpenzimet, punëtorët e fermave do të marrin deri në 30 për qind të fitimeve nga shitja në rrugë e drogës. Stimujt financiarë janë bërë të nevojshëm për shkak të rënies dramatike të numrit të shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla dhe një rritje të mprehtë të numrit të shqiptarëve që burgosen për kultivim kanabisi ose deportohen pas mbërritjes në Britani. Duke komentuar zbulimet e “The Telegraf”, Angela Eagle , Ministrja e Sigurisë Kufitare, tha: “Është tronditëse që bandat kriminale përdorin mediat sociale për të pre e njerëzve të cenueshëm, duke i joshur ata të punojnë në kushte të neveritshme dhe të kultivojnë drogë si kanabisi me premtime të rreme fitimi”. Bandat shqiptare kanë arritur të dominojnë tregun vendas të kanabisit, ku bimët rriten në shtëpi apo ambiente industriale të lira duke përdorur teknologjinë hidroponike të importuar nga fermat e vendlindjes së tyre. TikTok tha se ishte i përkushtuar për të siguruar që aplikacioni të mos përdoret për të përfituar nga njerëzit e cenueshëm dhe nuk lejoi asnjë përmbajtje që lehtëson ose koordinon kontrabandën e njerëzve ose kriminalitetin e lidhur. Ai tha se postimet ishin hequr ose do të hiqen dhe hetoheshin për shkelje të udhëzimeve të komunitetit.

Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00