Krahas kontenierëve të bananeve, trafikantët përdorin edhe mjetet e transportit të mishit ose të frutave të thata. Kryesisht kur ngarkesa fortifikohet në mjetet e transportit të mishit, vendi i nisjes është Brazili, ndërsa kur trafikimi bëhet nëpërmejt frutave të thata pikë nisje të sasisë së drogës kanë qenë vende si Panamaja, Venezuaela dhe Meksika.