Përballja me drejtësinë e Belinda Ballukut konsiderohet nga Parlamenti Europian, një test kritik për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit. Në përfundim të vizitës dy ditore në Tiranë të delegacionit europian, kryetari i komitetit të punëve të jashtme, David McAllister u shpreh se rasti i Ballukut nuk është thjesht një çështje ligjore por ka të bëjë me përgjegjshmërinë politike. McAllister: “Nuk jam në pozicion të komentoj raste individuale në detaje, por do të them se çështja që përfshin zëvendëskryeministren Balluku është test kritik për Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit”