Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku do të drejtojë fushatën e socialistëve për zgjedhjen e pasuesit të Erion Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës. Në këtë betejë elektorale, të majtët shkojnë me kandidaturën e Ogerta Manastirliut për kryebashkiake të Tiranës dhe tashmë pritet që Balluku të fillojë organizimin e strukturave në çdo njësi administrative në kryeqytet për të rritur mbështetjen ndaj Manastirliut.