Megjithese seanca e kësaj të enjteje në parlament ishte për të diskutuar në lidhje me ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor, numri dy I Partisë Socialiste, Taulant Balla i është rikthyer asaj që mund të quhet dosja e pasurisë së Shkëlzen Berishës. Ashtu si një ditë më parë, po nga foltorja e Kuvendit, Balla u shpreh se do t’i kërkonte zyrtarisht SPAK-ut hetimin e pasurisë së Shkëlzen Berishës