Ashtu siç ishte paralajmëruar është zhvilluar mbledhja online e Asamblesë Kombëtare të PS-së , ku mes të tjerash është miratuar edhe thirrja e kongresit të jashtëzakonshëm në 12 qershor, analiza e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit në strukturat dhe degët e saj Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla që drejtoi mbledhjën në mungesë të kryetarit Edi Rama që ndodhet në Turqi, tha se për shkak të votave të pavlefshme PS humbi 4 mandate në zgjedhjet 25 prillit