Policia njoftoi arrestimin e tre personave dhe procedimin në gjendje të lirë të tre të tjerëve me akuzën e organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive. Të arrestuarit janë të moshës 19 deri në 29 vjeç. Ata u ndaluan gjatë operacionit ‘Bad Spin 12’, të kryer nga krimi ekonomik dhe financiar në Policinë e Tiranës.