Përgjatë vitit të kaluar 106 mijë persona aplikuan për herë të parë për azil në vendet e Bashkimit Europian, ku 10 për qind e shifrës përbëhet nga shqiptarët. Sipas të dhënave të Eurostat, vitin e kaluar janë 10 mijë e 600 shqiptarë që kanë aplikuar. Vendi i preferuar mbetet Franca me më shumë se gjysmën e aplikuesve për herë të parë, ose gati 5700 të tillë.